Kyresore » 2012 » Prill » 25 » Torres: Nuk fitojnë gjithmonë më të mirët!
10:41 AM
Torres: Nuk fitojnë gjithmonë më të mirët!
Fernando Torres ka pranuar se Çelsi ka hequr dorë nga futbolli dhe se Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Por ai ka thënë me sinqeritet se kjo ishte mënyra e vetme për të kaluar katalanasit dhe për të siguruar një rezultat e një finale historike për klubin."Futbolli është i tillë. Nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë. Ne e dinim që kjo ishte ajo që duhej bërë ndaj Barcelonës, edhe pse në pjesën më të madhe të kohës nuk është gjëja më e bukur. Ne përdorëm armët tona dhe dolëm me sukses të dy ndeshjet kundër tyre. Ata krijuan rastet ndërsa ne shënuam golat”, tha autori i golit të dytë për ekipin anglez."Ne kemi respekt të madh për Barcelonën pasi e dimë se ata janë më të mirët në botë. Për ata lojtarë që u mundën 3 vite më parë, kjo ishte mënyra e duhur për t’u hakmarrë”.

"Unë kam ardhur te ky ekip për të luajtur ndeshjet tilla, për të shkuar në finale të Ligës së Kampioneve. Tani duam të fitojmë, kushdo qoftë në finale, Reali apo Bajerni, edhe pse do të kemi shumë mungesa. Kemi patur një sezon të keq në kampionat por mund ta kthejmë këtë në një sezon të paharrueshëm”, deklaroi spanjolli.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus