Kyresore » 2012 » Shkurt » 4 » Totti apel tifozëve: Mbështetjen ua shpërblejmë me fitore
11:16 AM
Totti apel tifozëve: Mbështetjen ua shpërblejmë me fitore
Kryeqyteti po përjeton ditë vërtetë të ftohta, por kjo nuk mjafton për humbur vëmëndjen nga super sfida e Olimpicos mes Romës dhe Inter. Ndeshja e programuar për tu luajtur sot në mesditë u shtyh për tu luajtur nesër në të njëjtën orë për shkak të temperaturave të ulëta. Roma-Inter është një ndeshje që premton spektakël pasi edhe në sezonet e fundit këto dy skuadra kanë luftuar me njëra-tjetrën si për kampionat ashtu edhe për kupë. Këtë gjë e ndjen edhe kapiteni i verdhekuqve, Francesco Totti, i cili nëpërmjet mikrofonit të "Roma Channel" është munduar të ngrejë moralin e tifozëve dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për ndeshjen e nesërme. "Ajo mes nesh dhe zikaltërve është një ndeshje shumë e bukur të cilën ne duam ta fitojmë gjithmonë dhe mbi të gjitha në momentin ku ndodhemi", tha Totti. Më pas legjenda e Romës u bëri edhe apel tifozëve verdhekuq për ta mbështetur në maksimum skuadrën e tyre të zemrës: " I drejtohem tifozëve, është shumë e rëndësishme për ne ti ndjejmë pranë. Kemi nevojë për mbështetjen e tyre dhe do të përpiqemi ti shpërblejmë me një fitore", deklaroi Francesco Totti
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus