Kyresore » 2012 » Prill » 5 » Trajneri Heynckes: Mund ta kalojme Realin
12:08 PM
Trajneri Heynckes: Mund ta kalojme Realin
Bayern Munich ka kaluar pa probleme Olympique Marseille ne cerekfinalet e Champions League fale dy rezultateve te pastra (0-2 ne France; 2-0 ne Gjermani) dhe trajneri i bavarezeve eshte shume i kenaqur nga paraqitja e lojtareve te tij. "Arritja e gjysmefinaleve te Champions eshte nje sukses i madh. Jemi duke luajtur shume ndeshje per momentin dhe jemi te perqendruar. E merituam plotesisht fitoren.Mund te duket e lehte, por Marseille erdhi me merite deri ne cerekfinale sepse ka mundur kundershtare si Borussia Dortmund dhe Inter”, theksoi pas takimit Heynckes. Trajneri i Bayernit beson se skuadra e tij ka gjasa per t’u kualifikuar ne finale. "Dy klubet spanjolle (Barcelona dhe Reali) sigurisht se ende jane superiore ne krahasim me ne. Megjithate, ne garat e ketilla me dy ndeshje mund ta eliminoni cdo kend, madje edhe Real Madridin. Ndeshjet kunder Realit do te jene kulmi i ketij edicioni. Bayerni ka nje tradite pozitive ne sfidat kunder madrileneve.” 

Ribery & Olic te lumtur per triumfin
Ndersa Ivica Olic, shenuesi i dy golave te takimit, u shpreh: "Eshte nje ndjenje e bukur. Jam lojtar me eksperience, por isha paksa i stresuar para fillimit te takimit sepse te luash ne Champions League eshte gjithmone dicka e vecante. Jam shume i lumtur per golat dhe per fitoren e ekipit.”

Nga ana e tij, Franck Ribery realizoi nje takim te shkelqyer duke qene aktiv ne te dy golat e shenuar nga Bayern. "Mendoj se do te perballemi ne gjysmefinale me Real Madrid dhe kjo do te jete fantastike per ne. Aktualisht po luajme shume mire. Reali eshte nje klub i madh dhe besoj se do te jene dy ndeshje te shkelqyera per ne”, ishin fjale e Ribery per "Sky” pas perfundimit te ndeshjes.

Ai ka vleresuar shume paraqitjen e shokut te skuadres, David Alaba, i cili dhuroi nje paraqitje mjaft te mire ndaj Olimpikut te Marsejes. "Nuk eshte asnjehere e lehte kur luan te Bajern Mynih. Duhet te fitosh cdo ndeshje dhe kjo nuk eshte aspak e lehte. Por Alaba eshte nje djalosh i shkelqyer, vetem 19 vjec por shume lojtar i mire. Nuk e kupton qe eshte nje djalosh 19 vjecar qe po luan perkrah teje, tha francezi. Me behet shume qejfi per Ivica Olic”, deklaroi ai.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus