Kyresore » 2012 » Korrik » 2 » Tri herë kampionë!
10:50 PM
Tri herë kampionë!
Spanja ka mundur Italinë në finalen e "Euro 2012” me rezultat 4:0, duke u bërë përfaqësuesja e vetme, e cila e ka mbrojtur titullin e kampionit evropian.Spanja ka dominuar në finale të kampionatit evropian që u mbajt në Poloni dhe Ukrainë, kampioni i vjetër dhe i ri, demoloi Italinë, duke e mposhtur me rezultat, 4:0.Spanja është shpallur kampion i ri i evropian, duke bërë histori, pasi është përfaqësuesja e vetme e cila ia ka dalë të mbrojë titullin e kampionit evropian dhe njëherësh të fiton tri finale të njëpasnjëshme të kompetcioneve të mëdha, duke përfshirë edhe botërorin e vitit 2010.
David Silva ka sjellur Spanjën në epërsi, në minutën e 14-të, pas një asistimi perfekt nga Fabregas, anëtari i Manchester Cityt brenda zonës me goditje te fuqishme me kokë la të stepur portierin veteran, Buffon. Ndërkaq golin e dytë, e realizoi, mbrojtësi i djathtë, Jordi Alba i cili pas një vrapimi të shpejt hyri në zonë nga plani i dytë pas pasimit të Xavit dhe përballë Buffonit nuk e pati vështirë të realizoi. Sikur të mos i mjaftonin dy golat e realizuara në gjysmëlojën e parë, spanjollët vazhduan dominimin dhe lojën e tyre me pasime të shpeshta edhe në gjysmëlojën e dytë shënuan edhe dy herë tjera. Së pari Fernando Torres në minutën e 84-të, pasi doli i vetmuar përballë Buffonit pas asistimit të Xavit ngrit rezultatin në 3:0. Njëherësh Torres bëhet futbollisti i parë që realizoi në dy finale të nëpasnjëshme të një kampionati evropian,e Xavi asistuesi e vetëm i këtyre statistikave. Një kombinim i tyre ishte parë edhe para katër vjetësh në "Euro 2012”. Ndërkaq golin fundit e realizoi një tjetër futbollistik që u inkuadrua në banka e rezervistëve, Juan Mata, 4:0. Ndërkaq Italia ka rrezikuar në fillim të pjesës së detyrë, por goditja e Di Natales përfundoi mbi portë. Ndërkaq gjithçka u bë më vështirë për Italinë, kur zëvendësimi i tretë, Motta u lëndua duke e lënë "azzurët” për 30 minuta me një futbollist më pak.
Spanja ka mundur të shënoi edhe më ..., pas një sërë kombinimesh të zakonshme të Spanjës, në rast të volitshëm doli Xavi, goditja e të cilit shkoi për pak cm mbi portë. Pas golit të pësuar, italianët u munduan të kundërpërgjigjen, por portieri i spanjoll, Casillas ishte në nivel të lartë të detyrës duke intervenuar në momentin e duhur kur me maje të gishtërinjve largoi topin para se atë ta godit me kokë Balotelli. Më pas "gardiani” i portës së Spanjës ndali dy goditje të Cassanos. Përzgjedhësi italian, Prandelli u detyra vetëm pas 20 minutave të ndërhy me zëvendësim pas lëndimit të mbrojtësit të majtë, Chellini, pozitën e të cilit e zuri Balzaretti
Spanja bëhet përfaqësuesja e dytë pas Gjermanisë që fiton tri herë në histori trofeun e kampionatit evropian.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus