Kyresore » 2012 » Prill » 21 » Trofeu i Champions, Platini e dërgon në Mynih
4:55 PM
Trofeu i Champions, Platini e dërgon në Mynih
Trofeu i Ligës së Kampioneve ka zbarkuar atje ku do të qëndrojë për një vit, nëse plani i Bajernit të Mynihut këtë sezon në turneun elitar do të shkojë si duhet. Finalja e madhe e 19 majit zhvillohet në "Fusball Arena" dhe bavarezët janë të bindur se mund ta fitojnë, pasi të eliminojnë dhe Realin në gjysmëfinale.Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shtoi entuziazmin e tifozëve vendas, kur i dorëzoi trofeun kryebashkiakut të Mynihut Kristian Ude, gjithashtu një tifoz i Bajernit. Veremonia e dorëzimit të Champions League, u zhvillua në selinë e vjetër të principatës së Mynihut, ku ishin prezentë shumë personalitete."Është një pikë kulmore e futbollit, të cilën asnjë qytet nuk do të donte ta humbiste dhe ne do të bëjmë gjithcka për të organizuar si duhet finalen" tha kryebashkiaku i Mynihut, Kristian Ude, në takimin me Platini.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus