Kyresore » 2012 » Dhjetor » 13 » Uatzke pranon: Levandovski mund të shitet!
2:02 PM
Uatzke pranon: Levandovski mund të shitet!
Presidenti i bordit drejtues të Borusia Dortmund, Hans-Joakim Uatzke, ka bërë të qartë se klubi që ai drejton është i përgatitur të shesë Robert Levandovskin gjatë verës nëse i vjen oferta e duhur.Sulmuesi polak, i cili ka shënuar 9 gola në 15 ndeshje në kampionat, ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura, përfshirë emra si Mançester Junajtid apo Juventus.Fakti që kontrata e tij përfundon në fund të sezonit 2013-2014, mund të shtyjë Borusian të pranojë një ofertë të mirë për lojtarin, duke parë se ka një interesim kaq të lartë nga klube që janë gati të paguajnë mbi 20 milionë euro për të."Meqë flas shpesh me Robert, nuk më është krijuar përshtypja se ai dëshiron të largohet. Por vendime të tilla do të merren vetëm në fund të këtij sezoni. Vendimi ynë mund të bazohet vetëm mbi faktorë ekonomikë”."A do të ishte më mirë të pranonim një ofertë të lartë? Apo do të ishte shumë më mirë të mbanim Levandovskin në skuadër që të sigurohemi se do të kualifikohemi në Ligën e Kampioneve, pasi edhe ajo na garanton të ardhura të mëdha? Ky është vendimi që duhet të marrim herët a vonë. Por është krejtësisht vendim i yni, nuk ka të bëjë me të tjerët dhe nuk do të vendoset nga të tjerët”, tha ai, duke bërë të qartë se futbollisti do të largohej vetëm kur Borusia Dortmund ta vendoste një gjë të tillë dhe jo nga presioni i vazhdueshëm për ta shitur që po i bëjnë klubet e tjera. 
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus