Kyresore » 2012 » Qershor » 27 » UEFA akuzon Spanjën dhe Rusinë për racizëm
2:15 PM
UEFA akuzon Spanjën dhe Rusinë për racizëm
UEFA ka akuzuar Federatën e Futbollit të Spanjës dhe të Rusisë për shkak të fyerjeve raciste të tifozëve të tyre në "Euro 2012", shkruan AP-ja të martën. Akuzat janë ngritur pas raporteve se tifozët e Spanjës kishin nxjerrë zëra të majmunëve në drejtim të Mario Balotellit në ndeshjen kundër Italisë, ndërsa tifozët rusë në të njëjtën mënyrë ishin sjellë ndaj mbrojtësit të Çekisë, Theodor Gebre Selassie. UEFA ka bërë të ditur procedurat disiplinore për këto dy raste janë hapur dhe se dënimet do të jenë të rënda. Vendimet priten të merren të enjten nga Komisioni disiplinor i UEFA-s.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus