Kyresore » 2012 » Qershor » 12 » Ukraina në krye të Grupit D (+VIDEO)
10:58 PM
Ukraina në krye të Grupit D (+VIDEO)
Reprezentacioni i Ukrainës, njërit nga vendet mikpritëse të "Euro 2012” luajti sonte ndeshjen e parë në kampionatin europian kundër kombëtares së Suedisë dhe fitoi me rezultat 2:1. Golat për Ukrainën i shënoi veterani 36-vjeçar, Andre Shevçenko në minutat 55 dhe 62, ndërsa për Suedinë shënoi Ibrahimoviq, në minutën 52’. Ndeshja Ukrainë- Suedi, në kuadër të grupit D, u zhvillua në stadiumin olimpik në Kiev, në kryeqytetin e Ukrainës.
Duhet theksuar se në pjesën e parë të kësaj ndeshjeje u luajt një futboll i dobët, ndër më të dobëtit deri tash në "Euro 2012”. Nuk mund të thuhet që nuk pati raste për gol, por në përgjithësi pjesa e parë u karakterizua me aksione të ngadalshme, humbje të shpeshta të topit nga të dy ekipet, pasime të gabueshme dhe mungesë invencioni nga protagonistët e dy reprezentacioneve.Pjesa e dytë e lojës ishte krejt e kundërta e pjesës së parë. Loja u ngjall, u bë më dinamike, me kombinime të bukura, ndërsa golat që pasuan në këtë pjesë të lojës vetëm sa e dëshmuan kthesën.
Mbase ndeshjen e dinamizmi avantazhi i ekipit mysafir. Suedia në minutën 55, me golin e të famshmit Zlatan Ibrahimoviq, udhëhoqi 1:0, kundër ukrainasve. Dhe ky gol, siç u pa, fare nuk i dekurajoi lojtarët ukrainas. Përkundrazi. Ata u gjallëruan, filluan të luajnë me më shumë angazhim , duke e rrezikuar golin e kundërshtarëve më shpesh. Vetëm pas tre minutash Ukraina barazoi rezultatin 1:1 me golin e kapitenit, Shevçenko, i cili pas vetëm 7 minutash shënoi edhe një gol të bukur me kokë, për rezultatin 2:1, me të cilin rezultat u përmbyll kjo ndeshje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus