Kyresore » 2012 » Maj » 8 » Valdano: Nëse lavdëron Barcën, je tradhtar në Madrid
3:17 PM
Valdano: Nëse lavdëron Barcën, je tradhtar në Madrid
Jorge Valdano rikthehet të "sulmoj” ish klubin e tij duke zbuluar edhe disa detaje apo të vërteta rreth rivalitetit Real Madrid-Barcelona. Tashmë i papunë, ish drejtuesi argjentinas pasqyron kohën e tij në Madrid ndërsa krahason filozofitë e dy klubeve spanjolle."Të komplimentesh e të përgëzosh Barcelonën të bën tradhtar në Madrid. Reali është një ekip jashtëzakonisht kompetitiv por nuk zhvillohen apo rriten si Barcelona sepse lojtarët "merengues” duhet të argëtojnë tifozët.” Jorge Valdano nuk nguron të krahasojë dy klubet që nga filozofia e të rinjve, duke treguar edhe ndryshimin."Që kur kam filluar të punoj në Spanjë, nuk kam parë asnjë klub si Barcelona, që kanë gjithmonë zotërimin e topit, dhe luajnë gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Ata argëtojnë shumë por lojtarët janë edhe shumë pragmatistë. Barça është produkti i ekipit të tyre të të rinjve, ata që përmirësohen kalojnë në një nivel të lartë, në ekipin e pare”. 
Dallimi mes katalonasve dhe "mbretërve” është ajo se këta nuk prodhojnë futbollist për klubin por për gjithë komunitetin. "Te Real Madridi është ndryshe, akademia e tyre e lojtarëve nuk ka nxjerrë futbollistë për klubin por për të gjithë komunitetin, pasi janë mbi 100 lojtarë nga akademia madrilene që luajnë nga divizioni i 3 në të parin.”
Pavarësisht krahasimit që bëri, Jorge Valdano theksoi në fund se Real Madridi ka një trajner të suksesshëm e pragmatist si Jose Mourinho ndërsa për Leo Mession tha se po i afrohet gjithmonë e më shumë Maradonës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus