Kyresore » 2012 » Maj » 5 » Valdano : Nuk kam pare asnje ekip si Barcelona
11:26 AM
Valdano : Nuk kam pare asnje ekip si Barcelona
Jorge Valdano, nje nga legjendat e Real Madrid, ka folur per titullin e 32-te te kesaj skuadre si dhe per rivalitetin e ndezur ne kampionatin spanjoll. Por njeriu qe ne te shkuaren ka qene lojtar, trajner dhe drejtor sportiv i madrileneve, ka cuditur te gjithe duke shprehur hapur preferencen tij kundrejt lojes se Barcelones ne krahasim me Real Madrid.
"Ka njerez te cileve me raste nuk i pelqen futbolli retorik i Barcelones, por une nuk kam pare kurre me pare ekip qe te kete kaq teknike kolektive te afte te dominoje ndeshjet ne nje menyre kaq te ndjeshme, me nje vazhdimesi qe zgjat disa sezone. Nuk e kam pare asnjehere me pare kete gje”, deklaroi Valdano.Sipas tij, tani Barcelona do te hyje ne nje rruge te re dhe do te kete shume pasiguri per shkak te largimit te Pep Guardioles, nje personi qe ka ndikuar shume te ky klub."Ky person eshte kthyer ne nje referent futbollistik dhe moral te barcelonizmit. Fjala eGuardioles vlen me shume se fjala e Mesit, apo e Sandro Rosell, qe eshte presidenti i klubit. Eshte i pabesueshem impakti qe ka personaliteti i Pep Guardioles te Barca dhe ai eshte nje trajner qe ka pasur preferenca ndaj gjerave te medha. Tani te shohim nese Vilanova do te arrije te transmetoje gjerat me te njejten menyre si ai”, shtoi Valdano.

Nuk mund te mungonte komenti "teknik” mbi personin qe e largoi nga Real Madrid, Jose Mourinhon, i cili perplasej shume shpesh me drejtorin sportiv kur ky i fundit ishte pjese e madrileneve. Por ne te kundert nga sa pritej, Valdano e ka lavderuar portugezin per aftesite e tij.
"Behet fjale per nje trajner shume kompetent, i cili menaxhon shume variante te lojes dhe eshte ne gjendje te menaxhoje emocionet e yjeve te medha qe ka ne perberje Real Madrid. Mourinho vendos nje nivel te larte kerkueshmerie dhe kjo i ka dhene Madridit nje shpirt konkurrence gjate te gjithe sezonit”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus