Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Valdano: Ronaldo në formë të mirë
12:14 PM
Valdano: Ronaldo në formë të mirë
Ish drejtori i përgjithshëm i Real Madridit, duke komentuar në përgjithësi Kampionatin Europian, foli në veçanti edhe për Cristiano Ronaldon. Jorge Valdano u shpreh se portugezi, pas startit jo të mirë në Euro 2012, tani është pranë formës më të mirë.Teksa ktheu vëmendjen nga Spanja, Valdano deklaroi se Iniesta është shumë efektiv dhe e nisi kompeticionin në formë mjaft të mirë. Në lidhje me Holandën, ai deklaroi se ashtu si edhe Franca, ekipi i Van Marwijk zhgënjeu si në lojën kolektive, ashtu edhe në atë individuale.
Valdano komentoi edhe largimin e Guardiolës nga Barcelona dhe theksoi: "Ishte kthyer në pikë referimi në futboll por edhe për moralin e tifozëve, në kuptimin që ai kishte më shumë ndikim tek ata sesa presidenti Rosell apo Messi”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus