Kyresore » 2012 » Maj » 13 » Valdes:Barca më e fortë se kurrë
2:46 PM
Valdes:Barca më e fortë se kurrë
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, ka hedhur poshtë pohimet se epoka e suksesshme e Blaugranëve ka marrë fund, duke thënë se katalanasit do të kthehen më të fortë se kurrë. 
Dështimi i Barcelonës për të fituar ndonjë trofe të çmueshëm këtë sezon, ashtu sikurse gjunjëzimi ndaj Real Madridit, ka bërë shumë të besojnë se epoka e Barcelonës ka mbaruar, e këtu shtohet dhe largimi i Guardiolës. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Valdes."Ne shpresojmë ta fitojmë këtë kupë. Këtë sezon dy tituj me rëndësi i kemi humbur, por ne do të kthehemi më të fortë se kurrë sezonin e ardhshëm”, është shprehur Valdes.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus