Kyresore » 2012 » Prill » 8 » Valencia do që të kthehet me pikë nga Madridi
5:18 PM
Valencia do që të kthehet me pikë nga Madridi
 Realin e Madridit e pret një sfidë shumë e vështirë në shtëpi kundër Valencias. Në konferencën e djeshme për shtyp, zëvendësi i Mourinhos, Aitor Karanka tha se ekipi i tij është në gjendje shumë të mirë morale dhe fizike. "E dimë që na pret një ndeshje e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë. Jemi të gatshëm për të luajtur me një ritëm të lartë deri në minutën e fundit, pasi nuk na lejohet të gabojmë në fushën tonë”, u shpreh ai. Për sa i përket ironisë së Mourinhos për Barcelonën, ai thjesht e përforcoi: "E vërtetë, katalanasit janë favoritët kryesorë për ta fituar Championsin. Nuk e mohojmë”. 
Gjithsesi, te Valencia shprehen të bindur për një rezultat pozitiv në Madrid. "Reali është kundërshtari më i fortë që mund të kesh përballë këto kohë, aq më tepër të luash në fushën e tyre. Gjithsesi, ne e kemi treguar gjithnjë që jemi të aftë të marrim pikë ndaj çdo rivali. Jam optimist se në Madrid nuk do dalim të humbur”, u shpreh trajneri i Valencias, Unai Emery.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus