Kyresore » 2012 » Prill » 17 » Van Persi viziton hotelin e Barcelonës
3:29 PM
Van Persi viziton hotelin e Barcelonës
Zërat për një transferim të mundshëm të Robin Van Persit drejt Barcelonës gjatë merkatos së verës janë shtuar pasi sulmuesi holandez i Arsenalit është parë mbrëmë në të njëjtin vend ku aktualisht gjendet skuadra katalanase.
Pak orë pasi Arsenali u mund nga Uigani me rezultatin 2-1, sulmuesi i "topçinjve” u pa të vizitonte hotelin "Marriot” në Londër, ku po qëndron Barcelona.
Holandezi u fotografua ndërsa po bisedonte me bashkëkombësin e tij, Ibrahim Afellai, i cili është pjesë e skuadrës katalanase në udhëtimin e saj drejt Londrës ku do të luajë kundër Çelsit.Ai mund të ketë përdorur këtë vizitë edhe për të takuar mikun e tij të ngushtë, Çesk Fabregas, i cili u largua nga Arsenali vetëm një vit më parë.

Van Persi ka edhe një vit kontratë të mbetur me Arsenalin dhe mediat angleze e kanë interpretuar këtë vizitë si një sinjal të qartë se ku dëshiron ta shohë veten lojtari në sezonin e ardhshëm.

Arsen Venger ka bërë të ditur se nuk do ta shesë lojtarin, edhe nëse holandezi do të vendosë të largohet me parametër zero në verën e vitit 2013. Por raportet e mira mes Arsenalit dhe Barcelonës, të kurorëzuara me kalimin e lojtarëve të ndryshëm gjatë këtyre viteve si Henri, Fabregas apo edhe Hleb, mund ta bëjë trajnerin francez të ndryshojë mendje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus