Kyresore » 2012 » Prill » 23 » Van Persie, lojtari i vitit në Angli
9:25 AM
Van Persie, lojtari i vitit në Angli
Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, është shpallur PFA - lojtari i vitit dhe po ashtu është përfshirë në formacionin më të mirë të sezonit.
Holandezi mposhti konkurrentë, si treshja e Manchester Cityt: David Silva, Sergio Aguero dhe Joe Hart, si edhe Wayne Rooney (Manchester United) e Scott Parker(Tottenham) për të rrëmbyer këtë çmim.Lojtari i ri më i mirë u shpall mbrojtësi i Tottenhamit, Kyle Walker.Ndërkaq, Manchester City ka dominuar me numrin e lojtarëve në formacionin e vitit. Joe Hart, Vincent Kompany, David Silva dhe Yaya Toure janë votuar në njëmbëdhjetëshin më të mirë të sezonit.

PFA formacioni i vitit:

Portier: Joe Hart (Manchester City)

Mbrojtës: Kyle Walker (Tottenham), Vincent Kompany (Manchester City), Fabricio Coloccini (Newcastle United), Leighton Baines (Everton)

Mesfushorë: Scott Parker (Tottenham), David Silva (Manchester City), Yaya Toure (Manchester City), Gareth Bale (Tottenham)

Sulmues: Wayne Rooney (Manchester United), Robin van Persie (Arsenal).
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus