Kyresore » 2012 » Korrik » 5 » Van Persie në City, United, Real apo Juve?
2:16 PM
Van Persie në City, United, Real apo Juve?
Në të njëjtën ditë kur Robin van Persie njoftoi se nuk do të zgjasë kontratën me Arsenalin, holandezin e dëshiron edhe Manchester United.
 Golashënuesi më i mirë i Premier League për vitin e kaluar është ëndërr e kamotshme e rivalit lokal të United, Manchester Cityt dhe duket pas përfundimit të betejës për titullin tani do të filloj për reprezentuesin holandez.Holandezit, klubi i pronarit arab, Mansour, City i ka ofruar pagë prej 200 mijë funte në javë, ndërsa mediat britanike raportuan se trajneri i United, Alex Ferguson është i gatshëm që ta rivalizoj këtë ofertë, e cila është jo tipike për të, por i ka kërkuar pronarëve që ta sjellin në radhët e "Djajve të Kuq” me çdo kusht Van Persien.Van Persie të mërkurën tha se nuk do të nënshkruajë një kontratë të re me Arsenalin, që ai i mbaron në fund të sezonit të ardhshëm.

Ka spekulime se largimi i tij nga Arsenali do të kushtoj mes 25-30 milionë euro. Përveç rivaliteti të Manchesterave , si kandidat kryesor për të sjellë në radhët e veta janë përmendur emrat e klubit të Real Madridit, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus