Kyresore » 2012 » Prill » 12 » Van Persie, rekordmen i pabesueshëm!
8:30 PM
Van Persie, rekordmen i pabesueshëm!
Arsene Wenger ka pranuar se merita e një sezoni të mirë që po kalon Arsenali duhet t’i jepet formës së shkëlqyer të sulmuesit Robin Van Persie, i cili barazoi një rekord të kampionatit anglez me golin që shënoi në fitoren 3:0 ndaj Wolwerhamptonit.Van Persie shënoi ndaj ekipit të 17-të në të njëjtin sezon, pasi nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetit vetëm kundër ManChester Cityt dhe Fulhamit.Kjo paraqitje e tij ishte e njëjtë me atë të ish-futbollistit tjetër të Arsenalit, Ian Vrite, i cili shënoi ndaj çdo skuadre me përjashtim të Manchester Unitedit dhe Sunderlandit gjatë sezonit 1996-97.Në total, sulmuesi holandez i Arsenalit ka shënuar 34 gola në të gjitha aktivitetet, por po "vuante” pasi kishte katër ndeshje që nuk gjente rrugën e rrjetit.

"Van Persie barazoi rekordin e Writit, i cili kishte shënuar ndaj 17 prej 19 skuadrave të kampionatit. Në lojën moderne, kjo është një arritje e pabesueshme dhe kjo është arsyeja pse të gjithë duhet ta përgëzojmë”, tha strategu francez i Arsenalit.

"Normalisht që je i lumtur kur ke në skuadër një sulmues që shënon në një sezon kundër 17 skuadrave në 19 ndeshje. Më vjen keq që nuk shënoi një javë më parë kundër Manchester Cityt, pasi kështu do ta kishte thyer rekordin e Writeit”, tha Wenger
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus