Kyresore » 2012 » Qershor » 24 » Van Persie, sulmuesi më i mirë i Evropianit
11:40 AM
Van Persie, sulmuesi më i mirë i Evropianit
Tulipanët u eliminuan në fazën e grupeve pas tri humbjeve nga Danimarka, Gjermania dhe Portugalia. Van Persie shënoi vetëm një gol dhe mori kritika për paraqitjet e tij. Por, ai ka gjetur përkrahje te menaxheri i klubit të tij.Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger i ka dalë në mbrojtje Robin van Persiet, duke theksuar se ylli i Holandës ka qenë sulmuesi më i mirë në Euro 2012.Tulipanët u eliminuan në fazën e grupeve pas tri humbjeve nga Danimarka, Gjermania dhe Portugalia. Van Persie shënoi vetëm një gol dhe mori kritika për paraqitjet e tij. Por, ai ka gjetur përkrahje te menaxheri i klubit të tij."Robin meriton më tepër lëvdata se që merr në Holandë”, deklaroi Wenger për të përditshmen holandeze De Telegraaf.

"Robin van Persie ishte sulmuesi më i mirë gjatë garës. Ai ka qenë shumë më i mirë se sulmuesit e shteteve të tjera si dhe më i mirë se Huntelaar”, shtoi francezi. Wenger është i bindur se Holanda dështoi të kualifikohet tutje pasi pjesa tjetër e ekipit nuk ishte në nivel të njëjtë me Van Persien.

"Van Persie përkujdeset që një ekip të luajë futboll kualitativ. Kam analizuar paraqitjet e tij dhe nëse i shikoni prej së afërmi, ju shihni se ai bëri disa lëvizje dhe depërtime të shkëlqyeshme. Por, në momentin vendimtar, atij nuk i mbërriti topi”, përfundoi Wenger.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus