Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Van Persie viziton Juventusin
12:56 PM
Van Persie viziton Juventusin
Robin Van Persie në Torino, të paktën për një ditë. Sipas "Corriere dello Sport", sulmuesi hollandez ka qënë në një vizitë sekrete në qëndrën stërvitore të Juventus "Vinovo" për të mësuar më shumë rreth botës bardhezi.
 Sipas asaj që shkruan gazeta italiane, Van Persie ka mbetur i mahnitur nga "Juventus Stadium" dhe nga qëndra stërvitore por operacioni duket ende shumë i vështirë sepse milionat e ofruar nga Barcelona dhe Manchester City janë diçka krejt tjetër.Gjithçka është në dorën e sulmuesit hollandez, duke parë se aventura e tij te Arsenal ka përfunduar. Juventus është në pritje të vendimit të tij dhe në rast të një përgjigje negative vizita e tij në Torino do të quhet si një vizitë miqësore.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus