Kyresore » 2012 » Qershor » 13 » Varela jep jetën në Portugali,shpëton Ronaldo (+VIDEO)
9:28 PM
Varela jep jetën në Portugali,shpëton Ronaldo (+VIDEO)
Portugalia ka shënuar fitore dramatike ndaj Danimarkës me rezultat 3-2 në Lviv, për të mbajtur kështu gjasat për kualifikim në fazën e eliminimit direkt të Euro 2012. Ndeshja filloi me ritëm të shpejtë dhe me dominim të danezëve. Pas disa gjysmërasteve të treguara, në lojë rikthehen fuqishëm portugezët.
 Pas një harkimi nga këndi nga Joao Moutinho, ishte Pepe ai që me kokë në mënyrë fantastike finalizoi për 1-0 dhe epërsinë e parë të Portugalisë (24`). Loja e bukur e Portugalisë vazhdoi.Helder Postiga (36`) u gjend për mrekulli në zonë nga Nani, për të realizuar për 2-0 dhe epërinë garantuese të portugezëve.

Sidoqoftë, në fund të pjesës së parë pas një aksioni të mirë Nicklas Bendtner shënoi me kokë për 2-1 dhe rikthimin në lojë të danezëve.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë kryesisht monotone, me pak raste shënimi.

Pas një pasimi jashtëplanetar nga Nani, Ronaldo u gjend përballë portierit Andersen, ndërsa ylli i Real Madridit dështoi, duke ia rrezikuar kështu fitoren ekipit të tij.

Nicklas Bendtner e bëri nervoz Ronaldon me golin e shënuar me kokë për 2-2, të cilit iu gëzuan shumë danezët në tribunat e stadiumit Arena Lviv, e të cilët pas dështimitë të Ronaldos brohorisnin `Messi-Messi`.

Në fund trajneri Paolo Bento vendos të inkuadrojë Silvestre Varelan, i cili tri minuta pas inkuadrimit (87`), shënoi me anë të një volej goditje për 3-2 dhe fitoren e madhe të Portugalisë.

Lider në Grupin B mbetet Gjermania që ka tri pikë, bashkë me Danimarkën dhe Portugalinë, teksa pa pikë është Holanda që zhvillon pas pak ndeshjen ndaj Gjermanisë në Kharkov.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus