Kyresore » 2012 » Maj » 20 » Vëllezërit Sulimani me Admiran në Europa League
4:08 PM
Vëllezërit Sulimani me Admiran në Europa League
Në Austri ka përfunduar kampionati i futbollit, ndërsa futbollistët shqiptarë nga Kumanova, vëllezërit Emin e Benjamin Sulimani, kanë arritur sukses të madh. Ata me klubin e tyre Admira Wacker e mbyllën sezonin në vendin e tretë që është një sukses për lakmi, pasi siguruan edhe daljen në Europë për stinorin e ardhshëm. Ky sezon ishte promovues për Admirën. Benjamini shënoi 4 gola, kurse Emini ka qenë bartës i ekipit, ndonëse në disa ndeshje mungoi për shkak të lëndimeve.Sulmuesi shqiptar nga Presheva, Atdhe Nuhiu me skuadrën e tij, Rapid Vjena e ka përfunduar Bundesligën e Austrisë në vendin e dytë. Në pjesën vjeshtore për Rapidin ka luajtur edhe shkodrani, Hamdi Salihi, i cili në fund të janarit u transferuar në SHBA te DC United.
Nuhiu, 23-vjeçar, ka shënuar 31 paraqitje për Rapidin, kryesisht si rezervistë, ndërsa ka shënuar 8 gola, duke qenë golashënuesi i dytë në ekip. Edhe Nuhiu së bashku me Rapidin në sezonin e ardhshëm do të luaje në Europa League.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus