Kyresore » 2012 » Shkurt » 26 » Vëmendja e Guardiolës tek ndeshja në fushën e Atletikos së Madridit
3:39 PM
Vëmendja e Guardiolës tek ndeshja në fushën e Atletikos së Madridit
Trajneri katalanas pranon se këtë sezon, ekipi i tij ka çaluar jashtë fusheAi ka vendosur të anashkalojë pyetjet për kontratën e tij të re dhe të përqëndrohet tek ndeshja e radhës, ndaj Atletikos së Madridit. Pep Guardiola nuk dëshiron të shohë shumë larg, thjesht kërkon që skuadra e tij të luajë siç duhet këtë përballje në "Visente Kalderon”.
 "Kur një skuadër është 10 pikë prapa kryesuesit, ideja nuk është të kalosh këtë situatë dhe të fitosh kampionatin. Gjendja është e ndërlikuar, e vështirë dhe ne do të luajmë në një stadium të vështirë. Kjo ndeshje është një nga klasiket e ligës, ndaj një rivali të fortë. Ne duhet të mendojmë për ta fituar ndeshjen. Më pas, të shikojmë sesi do të shkojë kampionati. Nuk mendojmë dot ndryshe”, u shpreh Guardiola.Po, përse është kjo diferencë kaq e madhe nga Reali. Çfarë i ka munguar Barcelonës?Ndalur në këtë moment, Guardiola deklaroi se "përgjithësisht ne kemi luajtur në një nivel të mirë, kemi luajtur shumë mirë në shtëpi, por kemi pasur vështirësi jashtë, por, rivalët tanë kurrë nuk kanë qenë më mirë sesa ne. Ne kemi pasur më shumë raste, kemi gjuajtur më shumë, por nuk kemi fituar pikët”.Duket se kampionët janë të qetë, edhe pse ndeshja në fushën e Atletikos pritet shumë e ndezur dhe rezultati nuk mund të parashikohet. Jo më kot, këtë sezon, Barça e ka pasur pisk jashtë "Kamp Nout”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus