Kyresore » 2012 » Prill » 22 » Vettel triumfon në garën e Bahrejnit (+FOTO)
6:30 PM
Vettel triumfon në garën e Bahrejnit (+FOTO)
Kampioni aktual në Formula 1, Sebastian Vettel, kthehet në krye të podiumit në garën për Çmimin e Madh të Bahrejnit. Piloti i Red Bullit, Vetel ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion. Gjermani, hyri në cak para Kimi Raikkonenit me Lotus që gjithashtu është paraqitja më e mirë prej që kur iu rikthye garës në Formula 1, kurse podiumin e kompletoi ngasësi tjetër i Lotusit, Romain Grosjean. Në këtë mënyrë Lotues paralajmëroi rivalët se këtë vit do ta kenë konkurrent kryesor për titull. Mark Webber me bolidin e dytë të Red Bullit doli i katërti, para Nico Rosbergut në Mercedes. I gjashti përfundoi Paul Di Resta, duke i rezistuar presionit nga Fernando Alonso, me Ferrari. Lewis Hamilton nuk ia doli të përsërit suksesin e tri garave të para të këtij viti. Me McLarenin e tij ai përfundoi i teti kurse pikët e fundit i takuan Felipe Massas dhe Michael Schumacherit.Kjo garë ka bërë që të ketë ndryshime edhe në kreun e renditjes së përgjithshme.

Tani listës i prinë fituesi i dy viteve të fundit, Vettel me 53 pikë, ndërkaq britaniku Hamilton ka tubuar 49 pikë, një më shumë Mark Webber. Ndërkaq top dhjetëshen e përbëjnë edhe Jenson Button (43), Fernando Alonso (43) dhe Nico Rosberg (35), Raikkoen (34), Grosjean (23), Perez (22) dhe Di Resta (15).

Gara e Bahrejnit
1. Sebastian Vettel 1:35:10.990
2. Kimi Raikkonen +00:03.333 sekonda
3. Romain Grosjean +00:10.194
4. Mark Webber +00:38.788
5. Nico Rosberg +00:55.460
6. Paul Di Resta +00:57.543
7. Fernando Alonso +00:57.803
8. Lewis Hamilton +00:58.984
9. Felipe Massa +01:04.999
10. Michael Schumacher +01:11.490


Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus