Kyresore » 2012 » Mars » 22 » Video: 234 Golat e Messit me Barcelonën (+VIDEO)
3:18 AM
Video: 234 Golat e Messit me Barcelonën (+VIDEO)
Lionel Messi e ka shkruar emrin e tij në histori të Barcelonës. Ylli argjentinas është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve tek klubi katalunas me 234 gola, duke e kaluar kryesuesin e deritashëm, Cesar Rodriguez, që kishte dy më pak. Trajneri Pep Guardiola mendon se 24 vjeçari është Michael Jordani i futbollit.Me ‘hat-trickun’ e shënuar të martën mbrëma ndaj Granadas, Lionel Messi e ka thyer rekordin e golave në Barcelonë. Sulmuesi argjentinas arriti në kuotën e 234 golave, duke e kaluar rekordin e deritashëm që e mbante legjenda e klubit katalunas, Cesar Rodriguez, i cili realizonte 232 gola, në periudhën 1935-55.Futbollisti më i mirë në botë e regjistroi rekordin në sezonin e tij të tetë me Barçën. Duke e pasur parasysh se ende është vetëm 24 vjeç, nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, Messi pritet të shënojë gola të tjerë të shumtë në fanellën e klubit spanjoll, i cili aktualisht është kampion botëror, evropian dhe spanjoll.Messi tashmë ka arritur në kuotën e 54 golave këtë sezon në të gjitha kompeticionet, një shifër kjo që nuk ishte arritur ndonjëherë në Barcelonë. Messi ka realizuar 34 gola në ligë dhe 12 në Ligën e Kampionëve. Ai gjithashtu shënoi edhe në Superkupën e Spanjës (3), Copa del Rey (2), Botërorin e Klubeve (2) dhe në Superkupën e Evropës (1).
Me 34 golat e shënuar në La Liga, Messi e barazoi rekordin e brazilianit Ronaldo, i cili në sezonin 1996-97 shënonte po aq gola, por të cilin e kishte arritur edhe vetë, në sezonin 2009-10. Messi ka shënuar në shtatë ndeshje rresht për Barcelonën dhe tetë në përgjithësi, nëse kihet parasysh edhe ndeshja me Kombëtaren, ndaj Zvicrës.Ky ishte ‘hat-tricku’ i 18-të i Messit me Barcelonën, i 12-ti në La Liga. Ai ka shënuar gjashtë vetëm këtë sezon, duke u bërë kështu së bashku me Cristiano Ronaldon futbollistët që kanë shënuar më së shumti tregolësha në Evropë. Ndërkohë, trajneri i tij, Pep Guardiola, yllin argjentinas e ka krahasuar me basketbollistin legjendar, Michael Jordan."Messi është më i miri dhe këtë e ka vërtetuar çdo tri ditë. Më vjen keq për ata që dëshirojnë të luftojnë me Messin për fron. Është e pamundur, ky djalosh është më i miri. Ai nuk shënon vetëm gola të shumtë, por shënon shumë gola të bukur. Ka pasur vetëm pak lojtarë në histori të sportit si ai, që e kanë dominuar sportin që i përket. Ai është Michael Jordani i futbollit”, deklaroi trajneri spanjoll.
Golashënuesit më të mirë në histori të Barcelonës

1. Lionel Messi 234 gola

2. Cesar Rodriguez 232 (periudha 1939-55)

3. László Kubala 194 (1950-61)
4. Josep Samitier 178 (1919-32) pavlefshme ...
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus