Kyresore » 2012 » Dhjetor » 7 » Vilanova: Nuk e inkuadrova Mesin për shkak të rekordit të Myllerit
2:19 PM
Vilanova: Nuk e inkuadrova Mesin për shkak të rekordit të Myllerit
Pas lëndimit që pësoi Lionel Mesi në sfidën kundër Benfikës nuk kanë qenë të paktë ata që kanë kritikuar trajnerin Tito Vilanova, i cili vendosi ta përfshinte në lojë argjentinasin në një ndeshje të tillë, ku epilogu i saj nuk kishte kurrfarë rëndësie për katalonasit.Në këtë ndeshje Vilanova vendosi t’i lë të lirë shumë lojtarë të përbërjes së parë si Çavi, Iniesta, Maskerano, Fabregas, Pedro dhe Zhordi Alba. Mirëpo, Mesi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 58-të, kurse pesë minuta para përfundimit pësoi një lëndim në gjurin e majtë pas një përplasje me portierin portugez. Mirëpo, fatmirësisht analizat e mëvonshme treguan se bëhet fjalë vetëm për një lëndim i lehtë. "Do ta inkuadroja sërish Mesin në një ndeshje të tillë. Përfshirja e tij në lojë nuk është bërë për shkak të thyerjes së rekordit të Myllerit. Të gjithë flasin për atë rekord, por më besoni se Mesi nuk e përmend aspak atë rekord”, ka thënë Vilanova, për të shtuar: "Ai është një punëtor i madh në fushë. Ato 30 minuta të kësaj ndeshje duhej të shërbenin si një stërvitje për të, për ta mbajtur kondicionin fizik. Kjo gjë mund t’i ndodhte edhe në stërvitje, por ja që ndodhi në këtë ndeshje”. Në fund, Vilanova ka folur edhe për lëndimin e argjentinasit. "Leo ishte shumë i shqetësuar në fillim, por më vonë u qetësua. Gjithçka ishte më e lehtë kur mësuam se megjithatë nuk ka kurrfarë gjurmësh për ndonjë lëndim serioz”, është shprehur timonieri i Barçës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus