Kyresore » 2012 » Shtator » 2 » Vilanova nuk ka dyshime te Fabregasi
1:33 PM
Vilanova nuk ka dyshime te Fabregasi
Stinori i dytë i Cesc Fabregasit te Barcelona do të jetë përmirësim i atij të parit, parashikon trajneri i Barçës, Tito Vilanova. Ai është i bindur në këtë, ndonëse ish-kapiteni i Arsenalit nuk ka nisur mirë stinorin e ri. Fabregas edicionin e kaluar nuk pati mjaft sukses. Ai këtë e kishte konfirmuar edhe vetë, duke thënë se nuk ka mundur të përshtatej me sistemin e trajnerit Pep Guardiola. Mirëpo, edhe me trajnerin e ri Vilanova, Fabregas në këtë fillim të stinorit nuk po ka sukses të madh. Mesfushori 25-vjeçar kishte luajtur një rol kyç në triumfin e Spanjës në "Euro 2012" të mbajtur në Poloni e Ukrainë, mirëpo të mërkurën mbrëma kishte shikuar nga banka rezervë ndeshjen e kthimit të Superkupës së Spanjës që Barcelona e humbi nga Real Madridi me rezultatin 2:1. 

"Viti i dytë gjithmonë është më i mirë. Jam i bindur se ai do të ketë një stinor të madh", ka thënë Vilanova, në konferencë për media të shtunën.

Barcelona të dielën në "Camp Nou" do të përballet me Valencian, në derbin e xhiros së tretë të La Ligas.

Mbrojtësi i djathtë brazilian Dani Alves pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen kundër Valencias. Ai ishte lënduar gjatë nxehjeve para ndeshjes të së mërkurës kundër Realit. Vilanova ka thënë se vendimi do të merret vetëm të dielën.

Po ashtu pritet të luajë edhe kapiteni Carles Puyol, që ka marrë një frakturë në fytyrë në fitoren që Barça e shënoi fundjavën e kaluar ndaj Osasunas me rezultatin 2:1. Qendërmbrojtësi spanjoll pritet të paraqitet me maskë mbrojtës. Barça pas dy xhirove në La Liga është duke kryesuar me gjashtë pikë, ndërsa Reali në dy ndeshjet e para ka fituar një pikë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus