Kyresore » 2012 » Korrik » 4 » Vilanova: Nuk kemi nevojë për Neymarin
3:23 PM
Vilanova: Nuk kemi nevojë për Neymarin
Trajneri i ri i Barcelonës, Tito Vilanova i ka thënë drejtorëve se ata nuk kanë nevojë për ta sjellë përpara planit yllin e Santosit, Neymarin. Presidenti i Barças, Sandro Rosell është i vendosur që ta sjellë brazilianin para kohës, por ai së pari do të konsultohet me departamentin e tij të futbollit për kohën kur duhet ta sjellin talentin në Evropë.E përditshmja spanjolle "El Mundo Deportivo” shkruan sot se Vilanova është i bindur sulmi i tij është mjaft i fortë pa Neymarin, por është i përgatitur ta rishqyrtojnë situatën në janar kur David Villa të kthehet pas një operacionit të bërë në gju.Barcelonës ky transferim do ti kushtoj hiq më pak se 40 milionë euro. Ndërsa tashmë Barcelona ka bërë transferimin e parë në këtë afat kalimtar në vlerë prej 15 milionë euro, atë të mbrojtësit të majtë të Valencias, Jordi Albas.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus