Kyresore » 2012 » Gusht » 12 » Villa harron dëmtimin: Rikthehem më i mirë
3:29 PM
Villa harron dëmtimin: Rikthehem më i mirë
David Villa rikthehet në fushën e gjelbër me fanellën e Barcelonës pas një mungese prej 8 muajsh që kur u dëmtua në Dhjetorin e vitit të kaluar në Botërorin e Klubeve në Japoni. Sulmuesi katalanas luajti në 20 minutat e fundit në ndeshjen miqësore kundër Dinamo Bukuresht, ku skuadra spanjolle fitoi me rezultatin 2-0 falë golave të Messit dhe Afellay. Në konferëncën për shtyp, 30-vjeçari premtoi se do të stërvitet shumë për t’u riaftësuar."Jam mjaft i kënaqur. Objektivi im nuk është që të jem lojtari i mëparshëm, por të bëhëm akoma më i mirë. Megjithatë duhet të kem durim. Kam qendruar jashtë fushës për një kohë më shumë se e kisha parashikuar. Për momentin dua vetëm të përqëndrohem tek e tashmja dhe e ardhmja dhe të harroj të kaluarën. Detyra ime është të përmisohem ditë pas dite", u shpreh pas ndeshjes silmuesi spanjoll.Në ndeshjen e parë të La Liga-s, Barcelona do të përballet me Real Sociedad më 18 Gusht në "Camp Nou" teksa fillimisht skuadra blaugrana duhet të mbrojë titullin në Superkupën e Spanjës kundër Real Madrid.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus