Kyresore » 2012 » Maj » 1 » Villas-Boas kërkohet nga Roma
11:44 AM
Villas-Boas kërkohet nga Roma
Luis Enrique nuk është i sigurtë për vazhdimësinë e tij si trajner i Romës dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit të kryeqytetit italian po mendojnë për zëvendësuesin e spanjollit në rast largimi. Sipas ‘Corriere dello Sport’, pas barazimit 2-2 mes Romës dhe Napolit të shtunën Luis Enrique nuk është më i bindur si më parë për të ecur me projektin e tij dhe drejtuesit romanë po mendojnë për Villas Boas si teknikun e ardhshëm.
Portugezi u shkarkua si trajner i Chelsea në mes të sezonit dhe nuk ka marrëveshje me asnjë ekip tjetër kështu që mbetet një alternativë e vlefshme për Romën.

Verdhekuqtë renditen në vend të shtatë të klasifikimit të Serisë A me 51 pikë, katër pikë larg zonës Champions. Objektivi bëhet i vështirë kur mendon se në kuotën e 55 pikëve janë plot katër ekipe (Napoli, Udinese, Inter dhe Lazio) dhe deri në përfundim të kampionatit duhen vetëm 3 ndeshje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus