Kyresore » 2012 » Prill » 21 » Vitor Baia: Një Murinjo te Barça shkakton luftë civile!
10:02 AM
Vitor Baia: Një Murinjo te Barça shkakton luftë civile!
Vitor Baia, ish-portieri i Barcelonës, njeh shumë mirë edhe Zhoze Murinjon, pasi nën drejtimin e tij ka fituar Ligën e Kampioneve me skuadrën e Portos. Duke folur për "El Clasico” që zhvillohet sonte, Baia është i sigurt se po të mos ishte për Pep Guardiolën, provokimet mes dy skuadrave do të ktheheshin në diçka shumë serioze."Nëse do të ishte një Murinjo tjetër i ulur në pankinën e Barçës, do të kishte luftë civile mes Katalonjës dhe Madridit. Në futboll gjithçka është shumë e fryrë me përmasa të mëdha dhe duhet vepruar me kujdes kundrejt mesazheve të dhunës”, tha ai, duke kujtuar përplasjet e vazhdueshme mes dy skuadrave."Murinjo thotë atë që mendon, i beson deri në vdekje lojtarëve të tij dhe bën një menaxhim shumë të mirë në dhomat e zhveshjeve. Ka qenë shumë i zgjuar dhe i vëmendshëm në fillimet e tij si trajner i dytë. Ai ka mësuar shumë gjëra si zëvendës i Bobi Robson, por sidomos me Luis Van Gal”, tregoi Vitor Baia për bashkëkombësin e tij.Nuk mund të mungonte vlerësimi për Pep Guardiolën, i cili që tani renditet mes teknikëve më të mirë në botë. "Pep është shumë inteligjent, nuk i jep përgjigje askujt, vazhdon me filozofinë e tij, vetëm me qëllimin që Barça të fitojë”, ka treguar Vitor Baia.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus