Kyresore » 2012 » Mars » 31 » Vladimir Klitçko shet medaljen për bamirësi
10:23 PM
Vladimir Klitçko shet medaljen për bamirësi
Kampioni ukrainas shet medaljen olimpike në Atlanta 1996

Kampioni ukrainas i peshave të rënda në boks, Vladimir Klitçko ka shitur medaljen e artë të fituar në Lojërat Olimpike, Atlanta 1996. Medalja është shitur plot 1 milionë euro, gjatë një mbrëmjeje për bamirësi të organizuar nga vëllezërit Klitçko në Kiev.Mbi 150 të ftuar udhëtuan drejt kryeqytetit të Ukrainës, për të qenë të pranishëm në këtë eveniment dhe për të mbështetur projektet për bamirësi të Vladimir dhe Vitali Klitçkos. Sipas raportimeve të mediave, përveç medaljes së artë të 36-vjeçarit në ankandin e organizuar për bamirësi ka pasur shumëllojshmëri produktesh.Mes tyre, ishin edhe dy bileta për premierën botërore të shfaqes muzikore "Roki”, që do të zhvillohet më 18 nëntor në Hamburg; takim me yllin e Hollivudit, Silvester Stalone; një orë ekskluzive "Piaget” me 412 diamantë që tregon shenjën e gishtit të Vitali Klitçkos; dy bileta për Çmimin e Madh të Formula 1 në Monako me tutat e pilotit të Mikael Shumaker; një pikturë ku pasqyrohet dueli i fundit i Vladimir Klitçkos kundër Zhan-Mark Mormek, ku ai mbrojti me sukses brezat e kampionit të botës në versionet ËBO, ËBA, IBF dhe IBO.Synimi kryesor i Fondacionit Klitçko është që të ndihmojë qindra fëmijë në Ukrainë që të realizojnë ëndrrat e tyre. Ndërkohë, sipas disa mediave, personi që bëri ofertën fituese për medaljen e artë të Vladimir Klitçko vendosi t’ia rikthejë atë familjes Klitçko, në shenjë respekti për gjestin e dy kampionëve të mëdhenj të boksit.Të pranishëm në mbrëmjen e bamirësisë ishin edhe mjaft personalitete të famshme. Mes tyre, kitaristi Glen Hjuxhs i "Deep Purple” dhe grupi legjendar britanik, "Slade”, të cilët dhanë kontributin e tyre në projektin e bamirësisë, duke dhuruar kitaret personale me autografë.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus