Kyresore » 2012 » Korrik » 3 » Vokrri takohet me Blatterin
1:29 PM
Vokrri takohet me Blatterin
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Eroll Salihu, të mërkurën, më 4 korrik, do ta zhvillojnë një takim me presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter dhe me bashkëpunëtorë të tij.
Me ftesën e presidentit Blatter, ky takim do të zhvillohet në selinë e FIFA-s, në Zurich të Zvicrës. Këtë lajm e ka konfirmuar Salihu për Express. "Në këtë mbledhje do të bisedohet kryesisht për çështjen e ndeshjeve miqësore”, ka thënë ai, duke treguar se po ashtu do të preken edhe tema tjera me rëndësi për futbollin kosovar.Më saktësisht, në këtë takim pritet të bisedohet për modalitete, respektivisht nëse përfaqësueses do t’i lejohet që t’i luajë ndeshjet miqësore vetëm në Kosovë apo vetëm jashtë saj. Ndërkohë, FIFA do të diskutojë për modalitetet e miqësoreve më 17 korrik në mbledhjen e saj të radhës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus