Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » WBO vlerëson se Pacquiao meritoi fitoren kundër Bradleyt
2:33 PM
WBO vlerëson se Pacquiao meritoi fitoren kundër Bradleyt
Dy boksierët kishin luftuar mes vete më 9 qershor në Las Vegas dhe fitorja i ishte dhënë amerikanit Bradley (2:1), vendim që ishte përcjellur me ankesa të shumta. WBO-ja më pas ka caktuar një panel të gjyqtarëve për të analizuar sërish luftën nëpërmjet xhirimeve dhe paneli ka konstatuar se Pacquiao është dashur të shpallej fitues. Mirëpo, WBO-ja nuk ka fuqi për të ndërruar vendimin e marrë pas përfundimit të meçit, por mund t'i aranzhojë një rimeç Pacquiaos ose t'ia marrë titullin e WBO-së në kategorinë velter amerikanit.Për Pacquiaon humbja e pësuar ishte e para pas plotë shtatë viteve. "Tifozët e mi nuk kanë pse të brengosen. Ne do të marrim atë titull", ka thënë Pacquiao. Pesë gjyqtarët kanë rivlerësuar luftën 117:111, 117:111, 118:110, 116:112 dhe 115:113 në favor të Pacquiaos. Ndërkohë, në luftën e zhvilluar më 9 qershor dy gjyqtarë i kishin dhënë fitore Bradleyt me rezultat 115:113, ndërsa një Pacquiaos po me të njëjtin rezultat.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus