Kyresore » 2012 » Maj » 4 » Wenger, 900 ndeshje me Arsenal
6:35 PM
Wenger, 900 ndeshje me Arsenal
Arsene Wenger është shprehur i lumtur,por edhe i befasuar me arritjen e 900 ndeshjeve si trajner i Arsenal. Këtë fundjavë, do të jetë një sfidë unike për teknikun transalpin pasi do të festojë një ndeshje jubilare me londinezët. "Unë jam i befasuar,sepse nuk e di se ku kanë shkuar 899 ndeshje.Ju duhet të përqendroheni në ndeshjet tjera dhe duket se i harroni ndeshjet pas jush. Kjo është mbresëlënëse, 900 lojëra, por me rëndësi është që duhet të fitojmë, më shumë sesa statistikat e mia", deklaroi tekniku francez i Topçinjëve.Trajneri i lindur në Strasburg deri tani ka 899 ndeshje dhe do arrijë ndeshjen e 900 me klubin londinez në takimin ndaj Norwich që zhvillohet këtë të shtunë me fillim nga ora 13:45 në Emirates. Arsene Wenger deri tani ka regjistruar 519 fitore,204 barazime dhe 176 humbje.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus