Kyresore » 2012 » Mars » 20 » Wenger: Barca favorite për ta fituar LK-në
3:37 PM
Wenger: Barca favorite për ta fituar LK-në
Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka etiketuar Barcelonën si favoritin kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon."Sipas mendimit tim, Barcelona është favoriti i madh për ta fituar Champions League. Së pari, ata janë plot vetëbesim pasi tashmë e kanë fituar këtë garë më herët. Po ashtu ata tash po fillojnë të rikthejnë lojtarët që kanë qenë të lënduar për një kohë”."Madrid mund ta ketë Cristiano Ronaldon, por Barcelona e ka Messin, i cili është i aftë të shënojë dy gola edhe nëse nuk është në kulmin e formës”, ka shkruar Wenger në blogun e tij në Eurosport.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus