Kyresore » 2012 » Maj » 12 » Wenger: Pa Champions League, Van Persie largohet
6:36 PM
Wenger: Pa Champions League, Van Persie largohet
Deklarata e Wenger nxeh temën e merkatos rreth një prej futbollistëve që pritet të jetë ndër më të kërkuarit këtë verë, pikërisht Van Persie i cili është në shënjestrën e disa prej klubeve më të mëdhenj të Evropës.Trajneri i Arsenal, Arsene Wenger deklaroi për "Daily Star” se pjesëmarrja e skuadrës së tij në Champions League do të influencojë në zgjedhjen e holandezit për të qëndruar apo larguar nga Londra. Wenger la të kuptohet se në mungesë të kualifikimit në Champions League, Van Persie mund të lërë klubin.Wenger shtoi se është e qartë se dhe ai preferon të luaj në Champions League se sa në Europa League, por dhe ky i fundit nuk është një kompeticion për t’u respektuar. Kontrata e Van Persie me Arsenal skadon në qershorin e vitit 2013, dhe tani holandezi mund të largohet nga topçinjtë për një shumë 25-30 milionë Euro.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus