Kyresore » 2012 » Qershor » 25 » Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon
4:49 PM
Xabi Alonso: Nuk e kemi frikë Cristianon
"Nuk do të ketë asnjë plan anti-Cristiano. Ne luajmë gjithmonë njësoj pavarësisht rivalit që kemi përballë edhe pse i studiojmë ata para ndeshjeve.” Këto janë fjalët e mesfushorit spanjoll Xabi Alonso, i cili të mërkurën do të ketë përballë shokun e skuadrës tek Real Madrid, Cristiano Ronaldo, kur Spanja të luajë gjysmëfinalen e parë të EURO 2012 ndaj Portugalisë.Në lidhje me kritikat që kanë filluar të vijnë për lojën e Spanjës nga mediat italiane që e konsiderojnë atë si të mërzitshme, Alonso deklaroi: "Nëse loja jonë i duket e mërzitshme ne duhet ta pranojmë këtë mendim, por nuk na shkon në mendje të ndryshojmë stilin tonë që na ka dhënë kaq shumë suksese.”
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus