Kyresore » 2012 » Nëntor » 23 » Xavi Hernandez: Do ta mbyll karrierën tek Barcelona
11:11 AM
Xavi Hernandez: Do ta mbyll karrierën tek Barcelona
Me sigurimin i kualifikimit në fazën e grupeve të Champions League futbollistët e Barcelonës gjetën mundësinë për të hequr stresin e një kalendari të ngjeshur, duke ushtruar pasionin për makinat. Katalanasit ishin të pranishën në filialin e një kompanie prestigjioze të prodhimit të autoveturave, që cdo vit në muajin nëntor u dhuron nga një makinë të re lojtarëve titullarë, në bazë të një marrëveshje sponsorizimi. Ndër futbollistët e Barcelonës në këtë ngjarje mori pjesë edhe mesfushori Xavi Hernandez, i cili pritet të zgjasë shumë shpejt kontratën me klubin katalanas. 32-vjeçari u shpreh se dëshira e tij është ta mbyllë karrierën te skuadra ku u rrit si futbollist. 

"Për momentin, jemi në pritje të rinovimit. Unë dhe klubi jemi të lumtur dhe shpresoj të luaj edhe për shumë vite me Barcelonën. Dëshira ime është ta përfundoj karrierën këtu", u shpreh Xavi.

Mesfushori Barcelonës theksoi se forma e tij fizike nuk është faktor që mund të pegojë arritjen e një marrëveshje të re me klubin.

"Unë ndihem mirë fizikisht dhenuk kam asnjë shqetësim sa u përket dëmtimeve. Klubi në këtë moment po bën përpjekje për të rinovuar kontratën time, por edhe unë por bëj gjithçka që ta mbyll karrierën tek Barcelona, sepse kjo është dëshira ime e madhe", vijoi më tej numri 6 i Barcelonës.

Xavi Hernandez ka luajtur 426 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola gjatë 14 viteve karrierë me Barcelonën, ndërsa me kombëtaren spanjollë është aktivizuar në 119 takime, teksa teksa numri i finalizimeve është 9.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus