Kyresore » 2012 » Qershor » 16 » Xavi: Italia kualifikohet bashkë me ne
6:53 PM
Xavi: Italia kualifikohet bashkë me ne
Sfida e së hënës mes Spanjës dhe Kroacisë dhe dyshimet për një "akord" të mundshëm mes ekipeve respektive, ku veçohet rezultati 2-2, i cili kualifkon të dy ekipet e mësipërme, vazhdojnë të dominojnë faqet e para sportive në Europë.Mesfushori katalanas i Spanjës, Xavi Hernandez është shprehur rreth kësaj situate duke qetësuar Italinë se diçka e tillë nuk ka për të ndodhur nga ana e Kampionëve në fuqi të Europës."Nuk jemi mësuar të luajmë për 2-2, mentaliteti ynë është gjithmonë fitorja", u shpreh Xavi.Më pas blaugrana siguroi Axurrët se Italia do të jetë e kualifkuara e dytë e Grupit C pas Spanjës: "Pas nesh, Italia është ajo që më ka impresionuar më shumë. Prandelli ka bërë një Itali shumë të ngjashme me atë që shpallej Kampione e Botës në 2006", përfundoi Xavi Hernandes
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus