Kyresore » 2012 » Maj » 25 » Xavi: Ta përcjellim Pep me trofe
1:02 PM
Xavi: Ta përcjellim Pep me trofe
Sot në orën 22:00, në stadiumin e Valencias "Vincente Calderon" do të luhet finalja e Kupës së Mbretit në Spanjë mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao.Të dy skaudrat nuk kanë fituar asnjë trofe këtë vit megjithëse kanë qënë shumë pranë. Katalanasit u eleminuan në gjysëmfinale të Champions League ndërsa në La Liga u mposhtën nga rivalët e Real Madrid.Nga ana tjetër, baskët ishin në finale të Europa League ku u mposht 3-0 nga Atletico Madrid. Prandaj Kupa e Mbretit ëhtë mundësia e fundit për të dy skaudrat.Sipas mesfushorit të Barcelonës, Xavi Hernandez, finalja e Copa del Rey është mundësia e shkëlqyer për ta mbyllur me një trofe sezonin. 
"E kemi nisur vitin mjaft mirë, me fitimin e 3 trofeve, por nuk mund ta mohojmë që kemi pësuar edhe dy zhgënjime të mëdha: humbjen e kampionatit dhe eliminimin nga Liga e Kampioneve. Mendoj se nuk kemi pasur të njëjtën dozë fati si 3 vitet e fundit. Gjithsesi, kemi mundësi ta mbyllim këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Për pasojë duhet të fitojmë finalen e Kupës së Mbretit. Kjo është edhe ndeshja e fundit e Guardiolës si trajner i Barcelonës, ndaj shpresojmë që ai të largohet me një tjetër triumf. Nuk do ta kemi të lehtë, Bilbao është një ekip shumë i fortë", deklaroi Xavi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus