Kyresore » 2012 » Mars » 13 » Xhaka: Basel nuk është Hoffenhaim
7:56 PM
Xhaka: Basel nuk është Hoffenhaim
Në Basel, fitorja 7-1 e Bayern Mynih kundër Hoffenhaim, nuk ka shkaktuar asnjë lloj ndjenjë frike apo hezitimi në prag të ndeshjes së kthimit në Champions League. Ne nuk jemi Hoffenhaim, por Basel. Ka për të qenë një ndeshje krejt ndryshe, jo vetëm për ne por edhe për Bayernin, tha shqiptari i zviceranëve Granit Xhaka të shtunën pas suksesit kundër Zyrih Grashopers. 7-1, ky është një rezultat që në fund të fundit vetëm tre pikë të garanton, shprehet Benjamin Hugel, i cili luan me Xhakën në qendër të mesfushës. Sot, në orën 20.45, në Allianz Arena, Baseli i Shaqirit dhe Xhakës do të përballet me Bayer Mynih në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Champions League dhe në ndeshjen e parë helvetët fituan 1-0.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus