Kyresore » 2012 » Mars » 19 » Xhaka ëndërron Bundesligën
3:13 PM
Xhaka ëndërron Bundesligën
Granit Xhaka thotë se do të ishte ëndërr për të që në të ardhmen të luajë në Bundesligën gjermane. Hamburgu, Bayern Munichu dhe Borussia Monchengladbach kanë shprehur interesim për mesfushorin e Baselit.Përfaqësuesi zviceran ka impresionuar në të tetën e finales të Ligës së Kampionëve dhe në Super League zvicerane këtë sezon. Kampioni aktual zviceran e kishte refuzuar një ofertë të Hamburgut për 19-vjeçarin, gjatë janarit.Edhe drejtori sportiv i Monchengladbachut, Max Eber e ka shfaqur admirimin e tij për futbollistin kosovar. Ky i fundit, i ka idetë e qarta për të ardhmen. "Të luaj në Bundesligë, do të ishte një ëndërr për mua”, është shprehur Xhaka për të përditshmen Express.Duket se Monchengladbach është në pozitë më të mirë për ta angazhuar futbollistin. Ky ekip, i cili gjendet në pozitën e tretë, i ka të gatshme 17 milionë euro, nga shitja e Marco Reus në Borussia Dortmund. Në anën tjetër, Hamburgu momentalisht gjendet në vështirësi financiare dhe është i 14-ti në futbollin gjerman.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus