Kyresore » 2012 » Tetor » 14 » Xhaka i bashkohet Canës?
12:25 PM
Xhaka i bashkohet Canës?
Aventura e mesfushorit kosovar, Granit Xhaka tek Borussia Munchengladbach nuk po shkon ashtu siç pritej. Mediat gjermane raportojnë për pakënaqësitë e 20-vjeçarit tek skuadra w Bundesligës, ndonëse ai vazhdimisht është titullar në këtë skuadër më nam në futbollin gjerman.Këto pakënaqësi mund të ngjallin interesimin e skuadrave tjera të interesuar për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës. Raportohet se është klubi italian, Lazio që është duke e vëzhguar më kujdes situatën e Xhakës tek Munchengladbach. "Lacialët" edhe gjatë vers që kemi lënë pas tentuan që të transferojnë mesfushorin kosovar, por ai zgjodhi klubin gjerman. Ish-lojtari i Basel mund të largohet nga Munchengladbach dhe Lazio është një nga alternativat e mundshme. Transferimi i mundshëm i Xhakës tek ekipi italian do të bashkonte atë më yllin shqiptar, Lorik Canën.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus