Kyresore » 2012 » Nëntor » 20 » Xhaka, kandidat për sportistin e vitit në Zvicër
10:53 AM
Xhaka, kandidat për sportistin e vitit në Zvicër
Granit Xhaka është njëri nga tre kandidatët për ta fituar titullin e sportistit më të mirë të vitit në Zvicër. Përmes uebfaqes www.sports-awards.ch të pasionuarit pas sportit mund të votojnë deri më 9 dhjetor të këtij viti për sportistin më të mirë zviceran. Përpos futbollistit kosovar, në listë për këtë çmim prestigjioz individual janë edhe hokeisti Sven Baertschi dhe atleti Benjamin Weger."Granit Xhaka është pjesë e pandashme e skuadrës përfaqësuese zvicerane. Në çdo ndeshje ndërkombëtare të këtij viti, futbollisti me prejardhje kosovare ka qenë pjesë e ekipit të trajnerit Ottmar Hitzfeld. Ai ishte lojtari kyç që ia solli Zvicrës Botërorin e parë në U-17, ndërsa ishte lider i ekipit U-21”, shkruan uebfaqja 1815.ch, e cila i përshkruan një nga një kandidatët.

"Si mesfushor, ka dhënë kontribut domethënës në nivelin e klubeve në Ligën e Kampionëve me Baselin. Vetëm 19 vjeç, ai duket një lojtar i pjekur. Kalimi i tij në Borussia Monchengladbach kushtoi 8 milionë euro. Trajneri Favre shpreson që Xhaka ta mbulojë mungesën e mesfushorit të larguar, Marco Reus”, vazhdon shkrimi.

Në natën gala do të zgjidhen sportisti, sportistja, skuadra dhe trajneri i vitit 2012. Vitin e kaluar, këtë çmim e kishte fituar gjimnastja Giulia Steingruber.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus