Kyresore » 2012 » Korrik » 3 » Xhaka pritet si hero
3:13 PM
Xhaka pritet si hero
Rreth 1000 tifoz fanatik të skuadrës Borussia Monchengladbach e kanë duartrokitur mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka në paraqitjen e tij të parë në përgatitjet për edicionin ri.Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës, është duke përjetuar momentet më të mira të karrierës së tij, edhe pse 19 vjeçari me Baselin u shpallë dy herë kampion në futbollin zviceran, ai tani po ndihet i veçantë. Falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me skuadrën dhe punës së tij që ndikoi në sukseset e skuadrës, Xhaka shumë shpejt u bë gjah i disa skuadrave të mëdha evropiane. Por që vendosi t’i bashkohet Borussia Monchengladbachut, në Bundelsigën e parë gjermane. Xhaka e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, aventurën e re. Përfaqësuesi i Zvicrës e veshi fanellën e Borussia Monchengladbachut për herë të parë këtë javë në stërvitje. Në këtë stërvitje, përpos 7 kamerave, 15 fotografëve dhe 30 gazetarëve, ishin të pranishëm edhe 1 mijë tifozë, të cilët e ndoqën me kujdes stërvitjen e parë, duke u përqendruar posaçërisht te përforcimi i kësaj vere, Xhaka. "Ndihem mirë, sot filloi gjithçka. Bundesliga dhe Premier Liga janë dy ligat më të forta në Evropë. Si tifozë i Bayern Munchenit , mezi pres të luajë kundër tyre”, deklaroi ai. Tifozët e kanë duartrokitur Xhakën. Babai i tij Ragimi. Thotë se tifozët e Gladbacghut do ta shohin qysh tash Granitin e vërtet. Futbollisti i ri kosovar ishte transferuar në Monchengladbach nga Baseli. Ai me ekipin gjerman do të ketë mundësinë të luajë në Ligën Kampionëve këtë stinor, pasi që ekipi përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e katërt. Por për dallim nga tri skuadrat e para nga futbolli gjerman, Gladbach nuk e ka të sigurt pjesëmarrjen në fazën grupore, pasi së pari duhet të kaloi turin e eliminatoreve, që megjithatë pritet ta kaloi pa problem.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus