Kyresore » 2012 » Prill » 16 » Xheko thërret Modriqin te City
3:36 PM
Xheko thërret Modriqin te City
Sulmuesi boshnjak i Manchester Cityt, Edin Xheko, ka ftuar mesfushorin kroat të Tottenhamit, Luka Modriq, që t'i bashkohet atij në City. Modriq është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, ndërsa ka gjasa që të braktisë Tottenhamin në verë. "Të gjithë e duan Modriqin, por unë do të kisha dëshirë që ai të vinte në City. Do të ishte përforcim ideal për klubin. Ai do të kishte çdo gjë në City - Ligën e Kampionëve, luftën për titull dhe pagë fenomenale. Unë po shpresoj që ai t'i bashkohet Cityt", ka thënë Xheko, shkruan "The Sun".
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus