Kyresore » 2012 » Korrik » 27 » Xherard: Këtë vit jemi në katërshe!
2:33 PM
Xherard: Këtë vit jemi në katërshe!
Stiven Xherard beson se Liverpuli do të arrijë të ngjitet mes katër skuadrave të para në kampionatin anglez në sezonin që fillon muajin e ardhshëm. "Të kuqtë” mbyllën sezonin e kaluar në vendin e 8-të, duke mos u shfaqur asnjëherë pretendentë dhe në gjendje për të luftuar kundër ekipeve kryesore."E mendoj seriozisht që do të jemi mes katër skuadrave më të mira në sezonin e ardhshëm. Nuk është se po tregohem jorealist. Nëse ne luajmë ashtu siç kemi bërë në shumë ndeshje të sezonit të kaluar, tregohemi cinikë dhe shfrytëzojmë shanset që na jepen, mendoj se mund ta mbyllim kampionatin në vendet më të larta të klasifikimit”, tregoi kapiteni për "The Guardian”."Duhet të ndodhë kështu, ne jemi Liverpuli dhe nuk mund të përfundojmë më në vendin e 8-të Duhet të korrigjojmë gabimet që kemi bërë dhe duhet të pranojmë çdo kritikë që na bëhet sepse vitin e kaluar kemi zhgënjyer”."Ka patur raste që në kampionat kemi qenë të shkëlqyer por nuk kemi marrë çfarë meritonim nga shumë ndeshje. Por nuk dua të gjej justifikime. E mbyllëm kampionatin në vendin e 8-të dhe kjo do të thotë se nuk ishim të mirë mjaftueshëm”, deklaroi Xherard.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 3.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus