Kyresore » 2012 » Maj » 16 » Yaya Toure ikën nga City
7:18 PM
Yaya Toure ikën nga City
Menaxher i Yaya Toure, Dimitri Seluk, ka bërë të ditur se futbollisti nga Bregu i Fildishtë kërkon një sfidë të re gjatë kësaj vere. E ardhmja e 29 vjeçarit te klubi i Manchester City u vu në dyshim që në javën e kaluar kur vetë futbollisti tregoi se ëndërronte të mbyllte karrierën te Barcelona, skuadër ku kishte luajtur nga vitit 2007, deri në vitin 2010.
"Ai ka bërë çfarë ishte e mundur te City dhe tani kërkon një motivim të ri. Atij do t’i pëlqente një sfidë e re", tha Seluk i cili pranoi se nuk ka bisedar ende me asnjë klub, por në listë mund të jenë shumë ekipe të interesuara për shërbimet e mesfushorit që rezultoi vendimtar në fitoren e titullit nga Manchester City në këtë sezon.

"Toure mund të firmosë për shumë klube të mëdha si Chelsea apo Bayern Munchen. Ne do të dëshironim që edhe Barça të interesohej për të. Nuk kam folur me Tito Vilanova apo Sandro Rosell, por ata janë në dijeni të situatës dhe nëse interesohen për lojtarin, nuk do të ishte problem të uleshim për diskutim. Nuk e di nëse Real Madrid është i interesuar për Toure, por unë e di që Jose Mourinhos i ka pëlqyer shumë që në kohën kur ishte trajner te Chelsea. Ai e kërkoi edhe në kohën kur shkoi te Inter, por Toure luante te Barça", deklaroi menaxheri i Yaya Toure. /albeu.com/
Meqë largimi i mesfushorit duket i pashmangshëm, Mançester Siti pritet ta nxjerrë atë në shitje, me shumë klube të interesuara për blerjen e tij, mes të cilëve edhe italianët e Inter, Milan dhe Juventus, pa harruar këtu klubet e përmendura nga vetë menaxheri i futbollistit.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus