Kyresore » 2012 » Janar » 28 » Zëdhënësi i Jose Mourinhos: Dani Alvesh është gomar
2:27 AM
Zëdhënësi i Jose Mourinhos: Dani Alvesh është gomar
Eladio Parames, zëdhënësi i trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, ka kritikuar ashpër mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e dytë çerekfinale në Nou Camp.Parames ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj standardit të gjyqtarit në Spanjë dhe theksoi se Barcelona ka përkrahjen e gjyqtarëve sa herë që vuan gjatë një ndeshjeje.
"Çka ka ndryshuar prej kur Dani Alves erdhi në Spanjë. Ai ka operuar veshët, i ka bërë më të vegjël. Tani mban syze si një intelektual. Mirëpo, një gomar me vesh të vegjël, edhe pse mban syze, nuk do të thotë se papritmas është shndërruar në një doktor, ai mbetet një gomar”, shkroi Parames në Tvvitter.
"E kam thënë edhe më parë, kur Barcelona luan mirë, ajo fiton. Nëse kundërshtari luan më mirë, atëherë gjyqtarët ju ndihmojnë”, shtoi ai. Parames në fund tregoi se çka i kishte thënë Jose Mourinho gjyqtarit Teixeira Vitienes në parking pas ndeshjes të mërkurën mbrëma.
"Ti nuk ke respekt për profesionistët. Tani do të ndezësh një cigare dhe do të qeshësh mirë, ti bastard”, përfundoi Parames.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus