Kyresore » 2012 » Qershor » 22 » Zidan: Iniesta rreziku më i madh
2:25 PM
Zidan: Iniesta rreziku më i madh
Legjenda e futbollit francez, Zinedin Zidan ka këshilluar bashkëkombësit e tij që t’i kushtojnë vëmendje të posaçme Andes Iniestës, i cili mund t’i shkaktojë problemet më të mëdha "Gjelave” në ndeshjen çerekfinale."Iniesta është një futbollist jashtëzakonisht i mirë. Ndikimi i tij në lojën e kombëtares spanjolle është shumë i madh. Ai ma kujton veten, vetëm se është paksa më i dobët në peshë. Në media është krijuar bindja se spanjollët nuk janë në nivelin e tyre më të mirë, por as ata nuk e kanë të lehtë kur kundërshtarët mbrohen me të gjitha forcat. Për mendimin tim ata përkundër të gjitha rrethanave, në ecurinë e deritashme të Evropianit kanë treguar lojëra shumë të mira”, ka theksuar Zidan. Ndeshja ndërmjet Francës dhe Spanjës do të zhvillohet më 23 qershor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus